Propozimi i ri për emrin “Republika e Maqedonisë së Epërme”

Propozimi i ri i dhënë nga ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic është Republika e Maqedonisë së Epërme.
Ky propozim sot është shpalosur nga disa media greke të cilat kanë theksuar e propozimi i dhënë është me përmbajtje gjeografike, por që nuk i kënaq kërkesat greke, transmeton INA.
Nimic ka theksuar se propozimi i është dhënë negociatorëve të Shkupit dhe Athinës, të cilëve u është thënë që propozimin e tillë t,ia shpalosin autoriteteve të tyre shtetërore. Sipas një pjese të medieve greke, ky propozim nuk përjashtohet që të refuzohet nga autoritetet greke. /Indeksonline/