E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Propozimi në vjeshtë pozitiv, në samitin e dhjetorit i mundshëm vendimi për statusin e vendit kandidat”

09-07-2012 / Gazeta 55

Presidenca qipriote e BE, optimizëm për pranimin e Shqipërisë për statusin kandidat

Presidenca e re qipriote në krye të Bashkimit Evropian dërgon sinjale pozitive për statusin e Shqipërisë si vend kandidat në union. Ministri qipriot për çështjet europiane pohon se Presidenca e re është e interesuar për Shqipërinë

Presidenca e re qipriote në krye të Bashkimit Evropian dërgon sinjale pozitive për statusin e Shqipërisë si vend kandidat në union. Kur kanë mbetur pak javë nga publikimi i Raport- Progresit të Komisionit Evropian, përfaqësuesi i saj Andreas Mavroyiannis, shprehet në favor të marrjes së statusit këtë vit.
Ministri qipriot për çështjet evropiane pohon se Presidenca e re është e interesuar për Shqipërinë.
“Unë mund të them se do të punojmë në mënyrë konstruktive, në mënyrë që në raport- progresin e tetorit të Komisionit, që është kryesori për marrjen e një vendimi pozitiv, dhe pastaj, në samitin e dhjetorit të mund të merret vendimi për pranimin e Shqipërisë. Ne s’kemi asnjë problem me Shqipërinë dhe ne do të punojmë së bashku me autoritetet e vendit. Komisioni Evropian është i angazhuar me Shqipërinë, po kështu edhe ne si presidencë do të bëjmë të njëjtën gjë”, tha Andreas Mavroyiannis, presidenca e BE-së, ministër për çështjet evropiane.
I pyetur nëse Shqipëria mund të marr statusin e vendit kandidat këtë vit, shefi i presidencës së BE-së, u përgjigj se, “Nëse gjërat përmirësohen dhe bëhet propozimi nga Komisioni, atëherë ai do të studiohet nga Këshilli. Unë, personalisht, do të isha i kënaqur nëse do të arrihej një marrëveshje në gjirin e 27-shes, për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat të BE-së”.
Tani që Serbia dhe Mali i Zi avancuan me marrëdhëniet me BE-në, Shqipëria ka më shumë shanse për të realizuar fazën e pritshme të afrimit me BE-në, marrjen e statusit. Këtë ka parasysh dhe presidenca e re qipriote e BE-së, e cila siç shprehet kryesuesi i saj, do të bashkërendojë punën me Komisionin dhe palën shqiptare për të bërë të mundur përmbushjen e objektivit brenda 6-mujorit të saj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›