Propozohet shkrirja e policisë bashkiake me atë ndërtimore

Grupi i punës do të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të strukturës, në funksion të përmirësimit të dhënies së shërbimit për qytetarët tiranas. Ky grup përbëhet nga ekspertë të të gjitha fushave, juristë, ekonomistë, ekspertë të demografisë, legalizimeve, shkencave, por edhe marrëdhënieve me publikun.
Ndër propozimet e para të dhëna nga ky grup, është ai për shkrirjen e policisë bashkiake dhe asaj ndërtimore në një të vetme dhe nën një drejtues, duke qenë se këto dy struktura kanë pothuajse të njëjtat kompetenca.
Po ashtu, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun do të jetë një strukturë me më shumë punonjës, ku një pjesë e punonjësve do të presin e përcjellin qytetarët, të cilët para takimit me kryetarin e ri do të plotësojnë një formular dhe do ta dorëzojnë në zyrën e marrëdhënieve publike së bashku me numrin e telefonit. /Start/
2011-08-14 10:27