E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozon Blancun, për selektor

Pasi ka konfirmuar se nuk do të jetë selektor i ardhshëm i Francës, Didier Deschamps e ka propozuar njeriun që ia merr mendja se mund ta zëvendësojë denjësisht selektorin aktual Raymond Domenech.

“Siç e kam thënë, unë mbetem në Marseille dhe nuk do të jem trajner i përfaqësueses. Atë do ta marrë në dorë dikush tjetër. Mendoj se njëri prej kandidatëve më të mirë pa dyshim është trajneri aktual i Bordeaux, Laurent Blanc”, tha Deschamps për televizionin francez Canal Plus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›