E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish Bryant

Yjeve të basketbollit u pëlqen të shfaqen në momentet vendimtare. Këtë e bëri të dielën mbrëma edhe Kobe Bryant, i cili eksplodoi në fund të ndeshjes me 11 pikë të shënuara, kur ekipi i tij e shihte veten në disavantazh prej 93-89, 4 minuta pa u kryer takimi.

Në fund, Lakers fituan 104-99 për të udhëhequr 1-0 në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore kundër Utah Jazz.

“Gjërat po bëheshin të vështira për ne. Por, para se të dështonim përfundimisht, unë e bëra atë që duhej ta bëja”, ka thënë Bryant pas ndeshjes.

Lakers-Utah 104-99
LA Lakers: Bryant 31
Utah: Williams 24

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›