E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari dënohet me 15 vjet burg, vrau biznesmenin turk

Një gjykatë në Malajzi ka dënuar shqiptarin Ilir Agovi 40 vjec, me 15 vjet heqje lirie pasi ai u vetëdeklarua fajtor për vrasjen e një biznesmeni turk 28 vjecar, Hakan Cinar, raporton BW.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qershor të 2010 në qytetin Subang Java ku biznesmeni u kontaktua nga shqiptari i cili ishte në kërkim të një shtëpie me qera.

Në katin e gjashtë të një pallati shumëkatësh sapo doli nga ashensori, Hakan u sulmua për vdekje nga një njeri i maskuar.

Shqiptari vrau biznesmenin me mjete të forta, thika dhe pinca./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›