Prostitucioni vihet ne pranga gruaja e im Cafit

Virgjinia Cafi eshte ndaluar nga policia e Shkodres pasi ne hotelin qe ajo kishte ne pronesi nje 19-vjecare ushtronte profesionin e prostitutes.
Ne pranga perfunduan edhe dy shtetase te tjera
SHKODR - Ndalohet bashkeshortja e lirim Cafit pasi ne hotelin Kalifornia ne pronesi te saj pas vdekjes se te shoqit eshte kapur duke ushtruar prostitucion nje 19-vjecare. Policia e Shkodres finalizoi pasditen e se henes operacionin e koduar Kalifornia ne lagjen Liria te qytetit te Shkodres duke prangosur tre shtetase mes te cilave dhe pronaren e lokalit ku zhvillohej aktiviteti.
Edmonda G 49 vjece Virgjinia Cafi 33 vjece dhe B.Gj. 19 vjece jane ndaluar pasi 49-vjecarja dyshohet se ka konsumuar vepren penale te shfrytezimit te femrave per prostitucion 33-vjecarja pronare e lokalit akuzohet per mbajtje lokali per shfrytezim prostitucioni ndersa 19-vjecarja akuzohet per ushtrim prostitucion.
Burime nga policia e Shkodres bejne te ditur se prej rreth 23 muajsh kane mbajtur ne vezhgim lokalin hotel dhe restorant i cili ndodhet ne anen e djathte te rruges dalese nga qyteti i Shkodres tek ish-lulishtja e pazarit pasi dyshohej se pronarja e tij Virgjinia Cafi e perdorte kete ambient per shfrytezim prostitucioni.
Policia ka hetuar dhe ka mundur te siguroje prova se 49-vjecarja Edmonda G. me banim ne lagjen 10 Korriku ne Shkoder ishte tutore qe shfrytezonte per prostitucion 19-vjecaren B.Gj nga Fushe - Kruja me banim ne lagjen Skenderbeg.
Mesohet se 49-vjecarja gjente klientet dhe organizonte gjithcka ndersa si ambient per aktivitetin perdornin hotelin ne pronesi te Virgjina Cafit.
Nga Edmonda G qe ishte dhe organizatorja e aktivitetit Virgjinia Cafi qe i vinte ne dispozicion ambientet e hotelit te saj merrte pagesen perkatese.
Policia ka arrestuar ne flagrance te tria shtetaset madje ne kohen qe 19-vjecarja ka qene duke ushtruar profesionin. Mesohet se ajo i perket nje familjeje me probleme ekonomike.
Policia ne bashkepunim me prokurorine ka sekuestruar dhe lokalin ne pronesi te Virgjinia Cafit pasi dyshohet se ai eshte ndertuar dhe perdorur nga ky aktivitet i kundraligjshem. Virgjinia Cafi eshte me femije ndersa bashkeshorti i saj lirim Cafi u vra ne shtator te vitit 2006 ne qytetin e Shkodres nga persona ende te paidentifikuar.
Sipas policise dyshohet se pasuria e vene prej tij dhe qe e ka trasheguar gruaja dhe femijet eshte ndertuar nga aktivitete te kundraligjshme por pas kater vitesh eshte bere e mundur dokumentimi i ketij aktiviteti dhe venia nen sekuestro e hotelit.
Behet e ditur se hoteli i perkiste lirim Cafit me dokumente. Ky i fundit u denua per vrasje dhe rrembim personi nderkohe qe ka qene i dyshuar edhe per shfrytezim femrash per prostitucion prej vitit 1997 - 2002 akuza te cilat nuk arriten te provoheshin. Pas vrasjes se tij kater vjet me pare hoteli i kaloi ne pronesi bashkeshortes e cila pasditen e djeshme u prangos.
Familja Cafi ne Shkoder ka qene e njohur per problemet e saj me drejtesine. Pas akuzave per vrasje dhe shfyrtezim prostitucioni qe kane renduar mbi vellezerit Cafi dy vjet me pare ne pranga perfundoi edhe kryefamiljari Asllan Cafi vellai i tij Gani Cafi Blerti Cafi si dhe nje tjeter shtetas.
Ata u akuzuan per vrasjen e ndodhur ne vitin 2001 te Shukri Mustafes. Ne gjykaten e shkalles se pare Asllani dhe Ganiu u denuan perkatesisht me 5 dhe 2 vjet burg pavaresisht se nga ana e akuzes ishte kerkuar denimi me 17 dhe 12 vjet heqje lirie. Nderkohe vete ata kane pretenduar pafajesine gjate gjithe kohes.
Te premten u prangos nje prostitute 31-vjecare
Policia e Shkodres arrestoi te premten nje shtetase e cila ushtronte prostitucion ne banesen e nje 47-vjecari edhe ky i ndaluar nga policia.
Burime nga blute bene te ditur se pasi kishin marre informacione ne rruge operative per aktivitetin qe ushtronte 31-vjecarja prej dy muajsh kane mbajtur nen vezhgim banesen e Klement Pjetrit ne lagjen Perlat Rexhepi te cilen ky shtetas e kishte vene ne dispozicion te 31-vjecares qe ushtronte prostitucion.
Nga te dhenat paraprake mesohet se 31-vjecarja i gjente vete klientet dhe me pas shkonin tek banesa e 47-vjecarit. Mesohet se gruaja kishte probleme ekonomike ne familje.