Miti i virgjerise

Po zhduket pak nga pak ne Shqiperi
Ndersa Tirana perqafon revolucionin modern seksual kodet tradicionale morale ende ruhen ne Shqiperine e larget te Veriut. Por edhe atje gjerat po ndryshojne gradualisht.
Altini eshte kthyer ne shtepi per te gjetur nje virgjereshe. Tridhjetevjecar i gjate dhe i pashem ai eshte kthyer nga Britania ku ka punuar per me shume se nje dekade per te gjetur nje nuse te pershtatshme.
Por pas tri jave qendrimi ne qytetin e tij te Korces ne Shqiperine e Jugut kerkimi po rezulton frustues. Ka jave qysh se erdha ketu dhe pas kater ditesh me duhet te kthehem - ankohet ai.
Altini thote se te afermit dhe miqte e tij i kishin premtuar tia gjenin nje numer te madh virgjereshash qe ti takonte gjate qendrimit.
Me gjithe pritshmerine e larte kerkimi per nusen e tij te virgjer deri tani ka rezultuar i pafrytshem. Virgjereshat thjesht nuk ishin ajo cka priste ai.
Ato jane ose teper te reja ose thjesht te papershtatshme deklaron ai duke mbledhur supet ndersa thith cigaret Gaulloise qe i ka marre prej Britanise.
Me sy te ngulitur ne perendim ai nuk perpiqet ta fshehe ndjesine e parehatshme qe e mundon. Po nese zgjedh njeren dhe zbuloj mandej qe eshte e prekur pyet ai. duhet te bej pastaj ta kthej
Ne Londer ku punon kamarier Altini eshte perfshire ne disa marredhenie rastesore me vajza te vendit. Por keto lidhje kurre nuk kishin synim te conin ne martese. Nje bashkeshorte shqiptare flet ai ka nje rol te ndryshem dhe detyrime te tjera.
Nderkohe Shuke Deda eshte vertet e virgjer megjithese jo ne moshen e duhur per martese. Me moshe 90 vjec ajo mban veshur corape te gjata te bardha prej leshi simbol i statusit te saj te paprekur.
Ka jetuar gjithe jeten ne Theth katund malor ne Shqiperine e Veriut. Nuk me pelqejshin burrat qe mi propozuan per martese keshtu qi vendosa me nejte virgjen per tane jeten. Ky asht zakoni - peshperit ajo nen ze ku nje pjese te fjaleve ia perkthen e kunata.
Virgjinet e betuara
Shukja eshte shembull klasik i mbijeteses se kodit te lashte shqiptar te njohur si Kanuni i Leke Dukagjinit. Kanuni thote qe nese nje vajze refuzon kandidatin qe i propozohet pa ndonje arsye te vecante te jashtezakonshme ajo duhet te rrije e virgjer pergjithmone. Ajo ka jetuar me te vellane por qysh se vdiq ai e veja e tij ka qene shoqeruesja e vetme e saj.
Shukja ende jeton ne te njejten shtepi ku kane jetuar prinderit e saj nje kulle impozante dykateshe e ndertuar me se nje shekull me pare qe misheron stilet dhe motivet tradicionale. Si kulla e saj e lashte e dinjitoze edhe vete Shukja eshte nje eksponat muzeal relike e nje bote ne zhdukje.
Sot edhe ne pjeset me te humbura te Shqiperise ku tabute zakonore kane jetuar per shekuj dinamikat seksuale po ndryshojne.
Historite e Shqiperise per kohe te gjate kane mbetur ne kembe bazuar ne rendesine e virgjerise ne shoqeri.
Prej shekullit XIX e kendej shkrimtaret e huaj i kushtojne vemendje te vecante kodeve te marteses gjakmarrjes fese mikpritjes si dhe dukurive te tilla si virgjinet e betuara grave qe kane marre status burri duke u betuar per virgjeri te perhershme.
Ata e portretizojne Vendin e Shqipeve si nje shoqeri e eger dhe arkaike e izoluar nga bota moderne. Shqiperia ka ndryshuar shume qe atehere dhe sot synon te hyje ne Bashkimin Evropian. Por copeza te kodeve te vjetra kulturore kane mbijetuar.
Kodi i lashte i sjelljes
Ne Shqiperine malore rurale humbja e virgjerise se nje gruaje me nje mashkull tjeter e jo me bashkeshortin mbetet tabu ne pjese te madhe fale ndikimit te vazhdueshem te Kanunit te Leke Dukagjinit.
Nebi Bardhoshi ekspert i kodit zakonor shqiptar dhe pedagog ne Universitetin Evropian te Tiranes shpjegon se ajo cka njihet zakonisht si kanuni perfaqeson nje grup te perpunuar rregullash dhe vlerash te perditesuara pergjate shekujsh nga disa autore ligjberes dhe prijes vendore ose kombetare.
Megjithese ky grup rregullash zakonisht i referuar si kanuni ekziston kryesisht ne Shqiperine e Veriut vlera te njejta ose te ngjashme ekzistojne ende ne pjese te tjera te vendit me te njejten origjine dhe trashegimi - veren Bardhoshi.
Kanuni perfshin nje kornize te nderlikuar rregulloresh qe shkojne nga ceshtjet me interes te perbashket deri tek denimet per shkelje te caktuara per disa prej te cilave kanuni kerkon denimin me vdekje.
Duke iu referuar kerkesave per denim me vdekje ne rast te shkeljes se kodit seksual Bardhoshi qarteson se denime te tilla te ashpra kryesisht kufizoheshin ne rastet e marredhenieve seksuale mes te afermve te gjakut. Denimi me vdekje jo domosdoshmerisht zbatohet ne rastet e humbjes se virgjerise.
Nese nusja kuptohet qe e ka humbur virgjerine para nates se marteses ajo normalisht kthehet mbrapsht tek familja dhe mbyllet ne shtepi pergjithmone ose martohet prape me nje burre te nje statusi me te ulet - thote ai.
Aferdita Onuzi pedagoge antropologjie ne Universitetin e Tiranes thote se ne kuader te zakoneve shqiptare virgjeria nuk perfaqesonte vetem nje ceshtje morale. Ajo tradicionalisht luante nje rol praktik duke perkufizuar statusin e institucioneve si martesa.
Nje revolucion moral
Vlerat tradicionale mund te qendrojne ne kembe ne zonat fshatare por qysh prej renies se sistemit komunist ndryshime te shpejta jane vene re ne qasjen e shqiptareve ndaj seksit. Urbanizimi depertimi me i thelle ne shoqeri i medias dhe emigrimi po luajne nje rol te rendesishem ne ndryshimin e moralitetit te Shqiperise.
Ne nje klub nate te Tiranes Artemisi sillet e vetmuar e humbur ne ritmet bossa nova dhe pa i kushtuar vemendje veshtrimeve kembengulese te meshkujve te ulur ne tavolinat e klubit. Muzika e bute dhe dritat e zbehta krijojne nje ndjesi intimiteti ne Charles Bistro klub i njohur ne qender te kryeqytetit te vendit.
Muzikantet sjane edhe aq te mire por gjithsesi mund te kercehet - thote ajo duke i dhene fund koktejit Cuba Libre qe ka ne dore.
shte gota e pare dhe e fundit e saj per ate nate. Ndjehet e trishtuar ngaqe eshte ndare nga i dashuri me se dy jave me pare.
Ime me e di kete pune por ne nuk flasim shume jo per keto gjera - shton ajo. 23-vjecare Artemisi ka dhjete vjet qe jeton ne Tirane.
Me pare ajo dhe familja e saj kane jetuar ne rajonin shume me te vogel e me konservativ te Kukesit ne Shqiperine e Veriut.
I ati tashti tregtar ka qene mesues shkolle fillore ndersa e ema ishte shtepiake. Artemisi ndjehet fatlume qe familja eshte shperngule ne Tirane perndryshe do te kishte mbetur peng i kufizimeve te ashpra tradicionale mbi vajzat shqiptare pre e te cileve kane rene kusherirat e saj.
Te gjitha vajzat e xhaxhait tim jane te martuara ose te fejuara edhe pse dy prej tyre jane me te reja se une - shpjegon ajo duke shtuar se vajzat ne qytetin e saj rralle dalin jashte. Sa i perket zenies ne flagrance eshte mire qe ai te jete bashkeshorti yt i ardhshem perndryshe....
Duhet te jesh e virgjer dhe ta ruash nderin te paprekur qe te mund te martohesh me nje burre te pershtatshem - shpjegon ajo dhe ky eshte burri i vetem me te cilin do te qendrosh per gjithe jeten.
Ne Kukes gjerat nuk jane kryer sic jane bere ne Tirane. Ketu pas perendimit te diellit ende eshte e rralle te shohesh femra te pashoqeruara. Kafeterite shpesh jane plot por klientela eshte mashkullore ne shumice.
Ahmet Merguti babai i gjashte femijeve qe eshte rreth te tetedhjetave e ka perjetuar zevendesimin e vlerave te vjetra me ato te rejat ashtu si ka perjetuar zevendesimin e sistemit komunist me kete te riun.
Ai ka deshmuar shperberjen e rendit te vjeter dhe vendosjen e konvencioneve te reja. Por pergjate gjithe ketyre ndryshimeve te stuhishme ai perhere ka perkrahur kodet tradicionale shqiptare te moralitetit vecanerisht ne lidhje me virgjerine dhe martesen.
Asnje nga djemte e vajzat e tij nuk eshte martuar pa miratimin dhe nderhyrjen e tij aktive. Isha une qe vendosa sepse une di ate cka ata nuk e dine dhe jam me i vetedijshem per ate qe eshte me e mira per ta - thote ai. Merguti tashti ka nje duzine nipash. Si anetari me i vjeter i fisit te afermit vijne tek ai per keshilla. Por koherat kane ndryshuar dhe kjo nuk ia gezon zemren.
Ka shkuar pertej asaj cka mund te kisha paramenduar - ankohet ai. Kam pare gjera qe behen publikisht qe eshte e veshtire te tolerohen. Ai ka nje ndjesi turpi lidhur me disa prej gjerave qe shfaqen keto kohe ne televizion. Ata mendojne se kane zbuluar lirine apo ndoshta qe e kane shpikur por ajo cka po ndjekin eshte e rreme - thote ai.
Te parakohshmet
Libri Tri motra ne nje qytet botuar me 2006-en flet per tri motra qe kane lindur ne Australi por kane ardhur te jetojne ne Kukes. Josh nga propaganda komuniste lidhur me vendin me te lumtur ne bote - libri rrefen se si motrat shkuan ne token e te pareve te tyre dhe cka ndodhi me to.
Megjithese libri eshte trillim autori Petrit Palushi pic thote se ai mbeshtetet ne nje histori te vertete. Ato erdhen ne vitet 1970 dhe jetuan ne nje shtepi bri lumit Drin i Zi - shpjegon ai.
Palushi drejtor i Radio Kukesit shton qe nderkohe qe historia eshte autentike ai ka ndryshuar emrat dhe shumicen e ngjarjeve ne liber per arsye etike. Njera prej tyre me mesonte anglisht kur isha i vogel - kujton ai.
Shume njerez ne Kukes i mbajne mend motrat pjeserisht sepse erdhen nga jashte por mbi te gjitha per shkak te shperfilljes nga ana e tyre e konvencioneve tradicionale morale.
Mbaj mend qe ishin aq te bukura visheshin ndryshe dhe jetonin ne menyre antagoniste me vlerat komuniste - thote Palushi duke shtuar se te pakten dy prej tyre kishin te dashur gje qe ishte e pamendueshme ne nje qytet te tille ne ate kohe.
Menyra e tyre moderne e jeteses u kushtoi shtrenjte. Njera prej tyre u burgos per pese vjet me akuza per agjitacion dhe propagande. Tjetra u arratis ne ish-Jugosllavi. E treta mbeti ne Shqiperi jo ne burg por ne kushte te mjerueshme derisa ra sistemi. Te tria jane gjalle dhe tashti jane kthyer ne Australi.
Ato laheshin ne sytjena ne lume dhe njerezit i shikonin. Edhe i urrenin edhe i deshironin ne te njejten kohe - kujton Palushi duke theksuar se si ato gra shkaktuan nje revolucion te heshtur seksual ne qytetin e tyre te pergjumur verior.
Menyra e tyre e jeteses ishte tronditese per nje rajon qe kishte perzier vlerat tradicionale shqiptare me konvervatizmin moral komunist. Ishte nje perplasje qyteterimesh dhe ndoshta ishte disi e parakohshme - thote Palushi.
Por nese nje ushtrim i tille i lirise seksuale ishte i parakohshem ne vitet 1970 jo gjithkush pajtohet qe ndryshimi i shpejte i koheve te fundit ne kodet morale shqiptare ka qene sukses pa dhimbje.
Gjergj Sinani profesor i filozofise ne Universitetin e Tiranes thekson qe nevojitet nje proces gradual qe njerezit ti pershtaten vlerave te reja. Procesi i shembjes se tabuve mund ti gjeje njerezit te papergatitur ti ndertojne jetet mbi vlerat e reja - thote ai.
Ndryshimi vjen ne Sicili
Sicilia ishte dikur si Shqiperia nje shoqeri patriarkale ku prej grave pritej te shkonin ne shtratin e marteses te paprekura.
Sot rruget e Sicilise jane te zhurmshme e te gjalla si kurre me pare. Por ne dekadat e fundit ishulli i eshte nenshtruar ndryshimeve edhe me radikale sa i perket konvencioneve morale dhe rregullave shoqerore.
Ne nje kafeteri te vogel afer qendres se Santa Flavias fshat prane Palermos Katerina gjyshja e dy vajzave te vogla gazmore shpjegon qe vlerat tradicionale i jane nenshtruar ndryshimeve te medha prej rinise se saj. Marredheniet mes gjinive kane ndryshuar.
Para se te martoheshim une dhe im shoq ne uleshim pese metra larg njeri-tjetrit - kujton ajo. Tashti keta te rinjte bejne si tiu doje qejfi dhe askujt si intereson.
Ajo nuk ndjehet mire per kete. Qysh se grate fituan pavaresi dhe barazi gjerat kane shkuar keq ne ekonomite familjare - vazhdon ajo. Ato gjithmone kerkojne me shume dhe e kane braktise rolin e tyre ne familje.
Santa Flavia nuk eshte ajo qe pret nga nje fshat tipik. Komuna eshte shume e urbanizuar sot. pic Ne fakt pak nga ajo qe mund te konsiderohet qartesisht tradicionale ka mbetur ne ishull.
Mund te kesh me shume fat nese shkon ne Hollivud - ben shaka Mikelja nje financier i ri duke iu referuar obsesionit nostalgjik te industrise amerikane te filmit ndaj kultures se vjeter siciliane.
Perpara kishes se Santa Anes ne Santa Flavia Salvatore Troja rreth te shtatedhjetave ofron nje udhetim me guide.
Atje mes eksponateve fetare vizitoret mund te shohin mbetjet e Kolombes te ekspozuara ne nje eksponat xhami ne korridor. Troja shprehu shqetesime te ngjashme me ato te Katerines megjithese ai thote se disa vlera kane mbijetuar ne Sicili.
Martesa ende shihet si e rendesishme dhe edhe te rinjte e respektojne ate. Te dielen e shkuar per shembull kishim dy martesa ne kete kishe edhe pse kjo eshte bashkesi vocerrake - thote ai.
Te rinjte ne Sicili vertet i respektojne vlerat tradicionale edhe nese i praktikojne pjeserisht. Xhuzepe Komande shofer i ri autobusi u pajtua qe martesa ishte e rendesishme per sa kohe qe nuk binte ne konflikt me shijimin e jetes dhe pasjen e te dashurave.
Gjerat kane ndryshuar - thote ai por kjo nuk do te thote qe duhet ti mohojme vlerat e trasheguara me shfajesimin se jetojme ne kohe moderne.
Ne Sicili si ne Shqiperi ana tjeter e lirise moderne seksuale eshte ngritja e nje shoqerie me egoiste ne te cilen ka gjithashtu me shume izolim shoqeror.
Ndryshimi duhet te vije me ritem gradual thote profesor Sinani Liria eshte ushqim i rende dhe pyetja kryesore eshte se a eshte stomaku jone i gatshem ta trese.