Prostitutat greke ankohen nga mafia shqiptare

Mediat greke i referohen këtij fenomeni duke e përshkruar atë me mënyrën më të egër të mundshme!
Kështu, gazeta “Espresso”, një media e cila merret kryesisht me thashetheme dhe me life style në Greqi, thekson se mafia shqiptare që ushtron aktivitetin atje, duke shfrytëzuar metodat e njohura, si dhunë fizike, vrasje, shantazhe, qëllime me armë etj. ndaj të gjithë atyre që u del përpara apo u prish tregu!
Ndërkohë, rëndësi më të madhe kjo media i jep faktit se tashmë viktimat e mafies janë femrat greke që “punësohen” në tregun e dashurisë së blerë, të cilat kthehen në skllave të vërteta, ose dëbohen prej aty, por pas “një trajnimi” të “mirë” në rast se nuk pranojnë padronët e rinj.
Denoncimet e kohëve të fundit janë të shumta, kur një numër i madh prej tyre kanë denoncuar pranë autoriteteve policore se kanë rënë viktima të dhunës së pamëshirshme fizike nga grupe mafioze shqiptarësh, të cilët për të kontrolluar këtë treg nuk kursejnë as jetën. Shokuese janë dy raste ku njëra prej tyre u desh të qëndronte për një perriudhë të gjatë në spital për t’u shëruar, ndërsa një tjetër, u dhuna kaq egjërishtë saqë e copëtuar me thikë deri në atë pikë saqë edhe pasi të shërohet të mos jetë e disponueshme apo joshëse për klientët, transmeton Shekulli.
Fenomeni po merë përmasa të mëdha në këtë fushë, duke u alarmuar dhe policia, pasi shumë femra pohojnë se policia është në dijeni të këtij problemi por hesht!
Por, sipas burimeve policore, bëhet e ditur se për problemin në fjalë është njoftuar dhe Prokuroria e Athinës dhe pritet së shpejti të ketë kryen veprimet e duhura./Indeksonline/