E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala: Ndërkombëtarët nuk e dinë çka përmban Pakoja e Ahtisarit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala ka thënë se Kosova nuk ka platformë për bisedimet më Serbinë për zgjidhjen e Veriut të Mitrovicës. Madje, sipas tij, shumica e diplomateve ndërkombëtar nuk e dinë se çka përmban Pakoja e Ahtisarit.

Shala, tha për KTV se zgjidhja e vetme për veriun e Mitrovicës është Pakoja e Ahtisrait.

“Kosovës nuk i duhet platforma për bisedimet me Serbinë. Udhërrëfyes ne e kemi Pakon e Ahtisarit. Ne kemi argumente të bollshme që Pakoja është gjeja më e mirë e mundshme edhe për serbet e Kosovës. Puna është se shumica e ndërkombëtarëve që takohen me mua, kërkojnë gjerat për serbet e veriut që veç janë brenda Pakos, pra shumica prej tyre as që e dinë çka përmban ajo pako”, tha Shala./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›