Kongresi i PDK-së mbahet vitin tjetër

Koordinatori i zgjedhjeve të PDK-së, Basri Musmuratin bënë të ditur se deri me tani janë mbajtur 20 kuvende zgjedhore të degëve të PDK-së. Sipas tij, çdo gjë deri më tani ka shkuar në rregull.
“Kongresi i partisë këtë vit nuk mund të mbahet sepse kemi dokumentacion shumë për të përgatitur për Kongres. Këtë vit nuk ka mundësi të bëhet. Por, gjasat krejt reale janë se diku në gjysmën e dytë të muajit janar Kongresi i partisë të mbahet”, ka ai thënë për “Tribuna Shqiptare”.
Musmurati thotë se prurjet e reja e kanë fuqizuar shumë PDK-në dhe nuk sheh asnjë parti si konkurrente të fortë për zgjedhjet e ardhshme.
“Nuk shohim konkurrencë serioze nga partitë e tjera në këtë periudhë kohore. Unë për veti po të isha pyetur, apo të kisha vendosur, sot i kisha mbajtur zgjedhjet edhe komunale edhe nacionale. Sepse interesimi është shumë i madh i njerëzve dhe PDK-ja automatikisht në këtë periudhë nuk ka konkurrencë”, ka thënë ai./Indeksonline/