Milloshevici, 2200 agjentë, 700 vetëm në Kosovë
Ish-presidenti serb Sllobodan Milloshevic ka pasur në Ballkan rreth 2200 agjentë, te shperndare ne Maqedoni, Mal te Zi, Bosnje e Hercegovine, Kroaci, Bullgari, Shqiperi, Rumani dhe disa shtete te Evropës Lindore dhe Qendrore.
Lajmi publikohet pas raportit te Forumit, i cili është mbajtur këto ditë në Bruksel, ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan dhe njoftohet nga portali bullgar actualno.com.
Në shtetet ish-jugosllave Milloshevic ka pasur 150 agjentë në Slloveni, 150 në Maqedoni, 200 në Mal të Zi, 350 në Bosnjë e Hercegovinë, 450 në Kroaci dhe më së shumti në Kosovë, rreth 700 agjentë që kanë punuar për Serbinë.
Në këtë Forum kanë marrë pjesë ish-agjentë, përfaqësues nga të gjitha shtetet socialiste, tani vende anëtare të NATO-s, përfaqësues dhe ekspertë për siguri, ku qëllimi kryesor ka qenë të analizohet puna e ish-sigurimit shtetëror nga viti 1949 deri në vitin 2010. (INA)