E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i punës sështë klientelist, kriza su shkarkua tek punëtorët

—-Nga Dorina Bilbili—- Dikur kemi patur një treg pune spotan,treg pse jo klientelist, tashmë kemi një treg më të organizuar, kemi një kërkesë dhe një ofertë të mundshme për tu realizuar.

Ka qënë kjo deklarata e presidentit të BusinessAlbanias, Luan Bregasit teksa foli në konferencën Horizonte Punësimi dhe Formimi në ambjentët e Panairit të Punës në kryeqytet.

Bregasi duke folur për interesin e madh që shqiptarët tregun për Panairin e Punës ka shtuar se ky ndryshim në tregun e punës është mundësuar nga organizatat e punëdhënësve, njësitë e shërbimit të punësimit dhe nga ndërrmarrjet private të punësimit.

‘Do të deshiroja që këtë ta bëjmë pse jo dhe çdo vit, absolutisht dhe të kemi një gërshëtim më të mirë të Ministrisë së Punës, Ministrisë së Arsimit dhe shoqatave të biznesit për ta bërë edhe më të pasur edhe më të mirë edhe më interesant panairin. Ne dje pamë një kontakt real mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve, pamë biznese që kishin afishuar kërkesat e tyre për inxhinierë, për ekonomistë, financierë, menaxherë, apo punonjës marketingu… dhe s’kam parë një interesim kaq të madh për shkak të kontakteve dhe të interesimit të madh të studentëve, profesionistëve të tjerë që ishin në kërkim të punëve dhe të realiteteve të reja që ka krijuar tregu i punës’- tha Bregasi.

Ndër të tjera presidenti i BA, Bregasit tha se biznesi shqiptar është një biznes social dhe ndaj krizës ka reaguar me hapjen e fornteve të reja pune ndryshe nga sa reaguan vendet e rajonit apo BE-së.

‘Në rast se kriza në shumë vende të rajonit dhe të Eurozonës direkt u shkarua tek njerëzit dhe punonjësit në Shqipëri unë do të them me shumë krenari dhe kenaqësi se sipërmarrja shqiptare e ka përballuar këtë krizë duke hapur fronte të reja pune, dhe jo duke i larguar nga puna’- tha Bregasi duke shtuar se është diskutuar me Ministrinë e Arsimit për hartimin e një memorandumi të përbashkët bashkëpunimi që universiteti publik dhe privat të jetë furnitori i prurjeve më të mira të specialistëve drejt sektorit privat duke përkrahur dhe nxitur studentët më të mirë.

Të pranishëm në lëtë konferencë ishin ministri i Punës Spiro Ksera, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Thoma Miço, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Jorida Tabaku, Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule dhe pjesëmarrës të tjerë nga bota e biznesit.

Sipas ministrit të Punës, Spiro Ksera papunësia në vendin tonë është në shifrat 13.26% dhe mbetet një problem veçanërisht për të rinjtë që janë në kërkim të një pune.

‘Të rrisim nga 160 mijë në sa më shumë që të arrijmë në 200 mijë vende pune. Unë do të doja ti beja një thirrje të gjithë aktorëve që operojnë në tregun e puëns por edhe kompanive private që të ndërmjetësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, të kenë një bashkëpunim sa më të ngushtë se është një çështje shumë e ndjeshme punësimi. Sidomos po bëhet akoma edhe më e ndjeshme nga presioni që është krjiuar në Bashkikim Europian dhe në vendet e rajonit nga problematikat dhe nga çështjet financiare- tha Ksera.

Ministri Ksera bëri thirrje për bashkëpunim që të hapen sa më shumë vende pune. Do të doja të operojmë sa më ngushtë në mënyrë që kërkesat  e biznesit të plotësohentë jemi të hapur në mënyrë që të ndikojmë drejtë për së drejti në përmisimin e frymes së biznesit dhe në hapjen e sa më shumë vendeve të punës’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›