E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet me kallashnikov 27-vjecari zhduken autoret

VLOR - Nje 27-vjecar eshte ekzekutuar me arme zjarri ne fshatin Risili te Vlores. Sipas policise viktima eshte shtetasi Klodian Resulaj mbi te cilin eshte derdhur thuajse nje karikator i plote automatiku kallashnikov rreth 27 plumba dhe vdekja ka qene e menjehershme.

Ne rindertimin e pare te ngjarjes Klodian Resulaj ka qene duke udhetuar me automjetin e tij tip Fiat Punto i hapur me targa italiane VZ873Z ne qender te fshatit Risili. Ne kete kohe mbi te eshte qelluar me arme automatike tip kallashnikov. Mesohet se trupi i te riut eshte gjetur nga kalimtare te rastit e pikerisht nga nje adoleshent ndersa me pas eshte njoftuar policia. 27-vjecari eshte transportuar ne spital gjithsesi vdekja e tij ka ndodhur qe ne momentin qe eshte qelluar per shkak se ka marre shume plumba ne trup nderkohe qe makina mesohet te jete bere shoshe. Largimi i autoreve sipas burimeve te policies ka qene i lehte edhe per faktin se fshati Risili ka shume hyrje-dalje. Grupi hetimor ben te ditur se nuk ka gjurme te personave qe kane qelluar mbi 27-vjecarin dhe as nese behet fjale per nje apo me shume autore.

Klodian Resulaj kishte nje pike shumice ushqimore ne afersi te spitalit te Vlores nderkohe qe vellai i tij zoteronte nje dyqan celularesh ne qender te qytetit bregdetar. Mbetet per tu vertetuar perse 27-vjecari ndodhej ne fshatin Risili. Nga ana e hetuesve mesohet se jane duke u verifikuar edhe tabulatet telefonike te te riut per te mberritur me pas tek autoret. Behet e ditur se djaloshi kishte nje vella binjak dhe se nuk kishte ndonje konflikt qe te mund te conte ne nje perplasje te tille per vdekje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›