E Diel, 1 Nëntor 2026

Keqtrajton nenen ne gjendje te dehur

ELBASAN - Nje 35-vjecar ka keqtrajtuar nenen e tij 70-vjecare duke i shkaktuar plage te renda. Ngjarja eshte regjistruar ne fshatin Valas te komunes Paperr ne rrethin e Elbasanit. Burime te policise bejne te ditur se eshte arrestuar 35-vjecari Agim Bullari pasi nje nate me pare ka goditur rende nenen e tij. Sipas te dhenave te policise Bullari kishte konsumuar nje sasi te konsiderueshme alkooli kur ka ushtruar dhune mbi te emen. A.B. 70 vjece eshte trasportuar drejt spitalit kirurgjik nga te afermit. E moshuara ka pesuar demtime te renda ne trup nga dhuna e ushtruar. Sipas mjekeve gjendja e saj eshte permiresuar duke dale nga situata kritike megjithese per shkak te moshes rehabilitimi i saj do te jete i veshtire. Nderkohe pasi eshte arrestuar 35-vjecari ka thene se nuk mbante mend gje dhe se ka qene i pire ne kohen kur ka ushtruar dhune mbi te emen. Ky eshte rasti i dyte brenda pak ditesh kur bijte ushtrojne dhune mbi prinderit. Vetem pak dite me pare nje 15-vjecar sulmoi te atin me thike pas nje konflikti familjar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›