E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, Meta: Te mbrojme voten e shqiptareve

Ne sheshin “Skenderbej” ne kryeqytet po zhvillohet mitingu i LSI, ne mbrojtje te votes se lire qe sipas saj cenohet nga marreveshjet e fshehta mes Rames dhe Berishes.

Ne fjalen e tij kryetari i LSI, Ilir Meta ka dhene garancine e tij per mbrojtjen e votes se shqiptareve, te rrezikuar nga Kodi i ri Zgjedhor.

“Jemi ketu sot sepse rreziku eshte i madh, pasi Berisha eshte ne pushtet. Jemi ketu per te kaluar nje barrikade te pakapercyeshme, per te ndaluar korrupsionin politik te dy partive te vjetra, per te mbrojtur voten e shqiptareve. Berisha dhe Rama, qe jane bere miq me njeri-tjetrin, kishin vendosur qe ne menyre tinezare te benin fakt te kryer nje Kod Elektoral me probleme shume te medha”, ka deklaruar Meta.

I pranishem ne kete miting ka qene edhe kryetari i LZHK-se, Dashamir Shehi, i cili gjate fjales se tij ka theksuar se ne keto momente shqiptaret po ndjejne mungesen e lirise.

“Kjo eshte ceshtje e gjithe shqiptareve. Ne qe e dijme se c’eshte diktatura e ndjejme sot mungesen e lirise. Ne jemi ketu per nje vote te qyteteruar dhe kunder atyre qe bejne nje marreveshje ne kurrizin e tyre, pasi do ta pesojne vete. Ne jemi nje komb qe kemi nevoje per lirine e lumenjve dhe jo qetesine e kenetave”, eshte shprehur Shehi.

Ndersa kryetari i PDK-se, Nard Ndoka ka theksuar se Rama dhe Berisha po perpiqen qe te vjedhin votat me Kodin e ri Elektoral, per te cilin ai ka nenvizuar se ka ende kohe per ta ndryshuar.

“Ne jemi sot ketu per te mbrojtur voten tone. Jo se kemi frike nga Rama dhe Berisha, qe po perpiqen per t’i vjedhur votat njeri-tjetrit. Komisioneret tane do te jene ne numerimin e votave. Keta drejtues partish, me kodin e vjedhjes, i vune ne pikepyetje zgjedhjet e ardhshme. Ka akoma kohe per nje reflektim, per ta ndryshuar kodin sa nuk eshte vone”, ka pohuar Ndoka.

I pranishem ne proteste ka qene edhe kryetari i PS91, Petro Koci, i cili ka akuzuar kryetarin e PS Rama dhe kryeministrin Berisha per “korrupsion konsensual”.

“Dyshja Rama-Berisha po e nxjerrin politiken jashte kontrollit te qytetareve. Bashkeqeverisja e tyre, e ndryshimeve te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor, perben pakontrollueshmerine e pushtetit. Korrupsioni konsensual mbi zgjedhjet vjen nga etja per fitime te paligjshme ne prona e para”, eshte shprehur Koci.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›