E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kosova ka nevoje per unitet politik

Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim delegacionin e komisionit te jashtem te Kuvendit te Kosoves, me te cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit ne rajon.

Duke u ndalur tek miratimi i planit 6 pikesh nga Keshilli i Sigurimit, Berisha ka theksuar se Tirana zyrtare po e ndjek me vemendje situaten ne Prishtine.

Ai u ka bere thirrje anetareve te delegacionit se Kosova ne keto momente ka nevoje per unitet politik dhe per bashkepunim te ngushte me SHBA dhe BE.

Ndersa Hamiti nga ana e tij ka falenderuar kryeministrin per mbeshtetjen qe Shqiperia i ka dhene Kosoves ne te gjitha periudhat e rendesishme historike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›