E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta, Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot mbështetjen e tij të plotë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si themelin e lirisë së shtetit të Kosovës dhe krenari të historisë kombëtare shqiptare.

“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, shkroi Presidenti Begaj në një postim në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me fotografi nga protesta masive e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Qytetarë, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej” me flamuj kombëtarë dhe pankarta që kërkonin “Drejtësi për çlirimtarët”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›