Vrasja Qafe-Thane identifikohet autori i krimit
Trupi i pajetë i femrës së gjetur pasditen e së mërkurë në afërsi të një ure në aksin rrugor Korçe- Qafë Thanë, i përket Fatjona Sules, 24 vjeç, nga Orenja e Librazhdit. E martuar ne Hotolisht te Librazhdit me Safet Faten, pak kohë më parë ishte e divorcuar dhe dy fëmijët jetonin me prindërit e saj në Orenje, kurse vetë strehohej në një hotel në Përrenjas, ku dhe punonte si kamariere. Viktima rezulton në skedat e policisë si një e ndaluar për ushtrim prostitucioni rreth një vit më parë.
Identifikimi i gruas u bë nga të afërmit e saj, të cilët si fillim e kanë zbuluar tatuazhet e saj, një në forme ylli në gjoksin e majtë të femrës, me inicialet D.O. Motra 19 vjeçare e viktimës që bashkë me të afërmit e tjerë shkuan në morgun e Pogradecit për të tërhequr trupin, tha se para dy ditëve Fatjona ishte e shqetësuar, por pa i treguar arsyen.
Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se 24 vjeçarja nuk është përdhunuar duke përjashtuar kështu dyshimet për një krim seksual.
Gjithashtu është përcaktuar se vendi i krimit është aty ku edhe u gjet kufoma e goditur me gurë në kokë. Të njëjtat burime thonë se është identifikuar edhe autori i vrasjes, që pritet të arrestohet së shpejti.
Trupi i 24 vjeçares u gjet nga një bari i zonës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Një grup hetimor me ekspertë të antikrimit nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.