E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja ne Dukagjin policia ndalon te dyshuarin kryesor

Ngjarja e së mërkurës në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit është kryer për motive gjakmarrje. Ky është konkluzioni në të cilin ka arritur policia e Shkodrës pas hetimeve të kryera ndërsa është bërë shoqërimi i personit të dyshuar si autor i kësaj vrasje. Ngjarja dyshohet të ketë zanafillën në vitin 2003. Më 13 korrik të vitit 2003, në këtë fshat janë vrarë bashkëshortët Nikë e Lula Pjolli dhe i dyshuar ka qenë vëllai i viktimës, shtetasi Nikë Tonaj. Madje dhe policia pati identifikuar si autor të kësaj ngjarjeje pikërisht Nikë Tonajn, i cili është dënuar në mungesë me 25 vjet burgim. Konflikti mes familjes Pjolli dhe asaj Tonaj ishte për vijën e ujit për vaditje, ku dy palët pretendonin të kishin radhën e vaditjes. Bashkëshortët Pjolli kanë shkuar te burimi në pyll, rreth 1 orë e gjysmë larg banesës dhe kanë marrë të ndryshojnë vijën e ujit dhe kohen kur kaluan vaden në arën e tyre, ata janë qëlluar me automatik duke gjetur vdekjen e menjëhershme dhe lënë jetimë 6 fëmijë, dy djem e katër vajza. Policia pati akuzuar si autor komshiun e tyre Nikë Tonaj, i cili kishte konflikt të njohur për këtë qëllim me Nikë Pjollin. Por për vrasjen e dyfishtë, banorët tregojnë se nuk ka bërë burg njeri dhe Nikë Tonaj me familje si dhe disa të afërm të tij janë shpërngulur nga Shala.
Por vëllai i tij Marashi ka vazhduar të jetojë atje deri në paraditen e 12 shtatorit 2012, kur u qëllua për vdekje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›