Protesta, deputetet: Hapni kutite!

Deputeti Besnik Bare, duke falenderuar pjesemarresit per mitingun paqesor, deklaroi se qeveria duhet te plotesoje kerkesen elementare per hapjen e kutive.
"Prej 20 vjetesh jemi bere simbol i mosorganizimit të zgjedhjeve të ndershme. Kryeministri Berisha ka dy standarte dhe ai e shkel ligjin me kembe", u shpreh Bare.
Edhe deputetja tjeter, Ledi Shamku kerkon hapjen e kutive per te pare realisht se si ka votuar populli shqiptar.
"Nuk do te shkojme ne parlament pa u hapur kutite e votimit", u shpreh Shamku.
Deputeti Eduart Shalsi beri pergjegjes kryeministrin Berisha per pozicionin e dobet qe ka Shqiperia ne luften kunder korrupsionit.
"Ka ardhur koha t'i themi ndaj ketij te papergjegjshmi. Qeveria zhyti vendin ne krize dhe ne nuk mund ta lejojme", u shpreh Shalsi.
Nga ana tjeter deputeti Ditmir Buxhati kerkoi qe kryeministri Berisha te mos provokoje popullin, pas nje pershendetje te shefit te qeverise nga dritarja e zyres se tij per protestuesit.