E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: S’e kemi përcaktuar ende vendin

Pasi vendosi që prostata e opozitës do të mbahet më 6 dhjetor në ditën ku liderët e BE do të vijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Sali Berisha tha se ende nuk e ka përcaktuar vendin se ku do ta zhvillojë atë.

Qëllimi i protestës sipas Berishës në atë ditë është për t’i treguar Europës se krahas narko-shtetit ka një popull të fuqishëm që e kundërshton.

“Do përcaktohet se ku do të mbahet protesta, ende se kemi vendosur. Është një qëndrim kryekëput pro evropian, një qëndrim që synon t’i thotë Europës se krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërruan shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende ndër Vietnamin komunist në indeksin e zbatimit të ligjit”, tha Berisha jashtë Panairit të Librit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›