E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sfidat politike dhe ekonomike botërore/ Rama në Tunizi për samitin e XVIII të Frankofonisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tunizi ku do të marrë pjesë në samitin e XVIII të Frankofonisë. Rama është pritur nga presidenti i Tunizisë, Kais Saied, ndërsa është përshëndetur edhe me kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron

Samiti i Frankofonisë do të mbledhë krerët e 88 shteteve anëtare dhe anëtarëve të asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, përfshirë edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Puna e samitit do të fokusohet mbi sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike, forcimin e bashkëpunimit frankofon, avancimin e të drejtave të njeriut, arsimit, kulturës dhe demokracisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›