E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e PD, me fjalime, pa marshime/ Bllokohen rrugët rreth Kryeministrisë, 1500 efektivë në terren

Partia Demokratike ka thirrur sot militantët në protestën e radhës në bulevardin para Kryeministrisë.

Ora 19:00 pritet të shënojë zyrtarisht nisjen e protestës, ndërsa Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e sigurisë përgjatë 3 orëve për të cilat PD ka njoftuar se do ta zhvillojë tubimin.

Blutë e Tiranës janë kujdesur të bëjnë një thirrje të veçantë drejtuar organizatorëve të protestës, të cilëve u kanë kërkuar që të distancohen nga aktet që cenojnë rendin dhe sigurinë.

Nga pamjet e sigurura shihet se përveçse qarkullimi në Bulevardin është bllokuar po vendoset gardhi metalik dhe podiumi.

Në terren për mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen 1500 efektivë. Po ashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ndodhet në terren për të vëzhguar nga afër situatën te ‘Blutë’ para protestës.

LEXO EDHE: Protesta e 7-të Kombëtare e PD/ 1500 policë në terren, zbret edhe vetë Skënder Hitaj

Në protestë nuk pritet ndonjë risi, veçse rikthimi i fjalimeve.

Një vendim ky i marrë si duket nga kreu i PD, pas dështimit të protestave me tur xhirosh nëpër kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›