E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta e PD tek Bashkia e Tiranës, nën hetim 5 persona

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Policia e Tiranës njofton se ka proceduar penalisht pesë protestues të Partisë Demokratike. Policia informon se protestuesit fillimisht janë ndaluar dhe më pas ndaj tyre ka nisur procedim në gjendje të lirë. Hetimi ndaj tyre ka nisur pasi të ndaluarit dyshohet se kanë bllokuar qarkullimin rrugor në aksin para Bashkisë së kryeqytetit, teksa kanë ndaluar dhe lëvizjen e qytetarëve.

“Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, njoftoi sot policia.

/e.xh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›