E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e PS-së, simpatizantët jashtë KQZ-së

Dhjetra militantë janë vendosur para godinës së Komisionit Qendror Zgjedhor ku vijon mbledhja me shqyrtimin e ankimimeve të kandidatëve dhe partive për procesin zgjedhor të 8 majit.
 

Kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulzim Basha thellon epersine ndaj kundershtarit Edi Rama ne garen per Bashkine e Tiranes.
 

Është ky rezultat i cili sjell në fokus të gjithë protestat e iniciuara nga Partia Socialiste, në ditën e katërt të saj, ndërsa simpatizantët qëndrojnë jashtë ambienteve të KQZ-së.
 

Ditën e sotme, protesta e opozitës mori një tjetër dimension, në të cilën autobusë të cilët rrugëtojnë drejt Tiranës me simpatizantë dhe deputetë të cilët apelojnë, përshtjellojnë të gjithë këtë situatë të tensionuar.  Deputetët opozitarë, në një thirrje drejtuar qytetarëve shqiptarë, kërkuan mbështetje, sikundër dhe rezistencë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›