Sherr per parakalim plagoset polici
Nje efektiv i policise se Shkodres eshte plagosur ne kembe pas nje konflikti te castit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 18.20 ne fshatin Shtoj i Ri ne komunen Rrethina ne Shkoder. Edmond Sakica 34 vjec me banim ne kete fshat dhe punonjes i policise se Shkodres ka qene duke levizur me autoveture drejt baneses se tij. Rruges ai eshte perfshire ne nje grindje te castit me shtetasin H. M 44 vjec i cili levizte me nje autoveture ne drejtim te fshatit Shtoj i Ri. Shkaku mesohet te kete qene nje parakalim qe eshte pretenduar se ishte i gabuar dhe rrezikonte levizjen normale te dy mjeteve ne rrugen e ngushte. Ne momentin e grindjes eshte qelluar me pistolete ne drejtim te efektivit te policise duke e plagosur ate ne kembe jashte rrezikut per jeten . Policia ka shoqeruar autorin e ngjarjes dzhe po punon per sqarimin e rrethanave te saj.