Gjermania mbyll ambasadën në Jemen

Gjermania ka vendosur të mbyllë ambasadën në kryeqytetin e Jemenit, për shkak të akteve të dhunës që kanë përfshirë vendin.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme gjermane, e cila ka saktësuar se personeli diplomatik do ta lërë sa më shpejt vendin.
“Edhe pse luftimet në Sana nuk prekin në mënyrë direkte të huajt, rreziku që vjen nga kjo situatë ka çuar qeverinë në marrjen e këtij vendimi”, thuhet në një deklarate. Disa ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara nisën tërheqjen e personelit jothelbësor të ambasadës amerikane në kryeqytetin jemenas.
Situata në vend u përshkallëzua ditën e djeshme, kur luftëtarët tribalë sulmuan kompleksin presidencial të Jemenit, ku mbeti i plagosur presidenti Saleh.