Rama në Asamble : Programi i Ps-së, rruga e shpëtimit për vendin
Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare, ashtu siç ishte parashikuar. Kreu i Partisë Socialiste nisi fjalën e tij duke falenderuar qytetarët që iu bashkuan dje protestës homazh në nder të viktimave të 21 janarit. Rama në falenderimet e tij nuk harroi ambasadn Amerikane për të cilën ai u shpreh : Mirënjohje ndaj SHBA dhe ndaj ambasadori Arvizu për angazhimin këmbëngulës të një hetimi të thellë dhe deri në fund të 21 janarit për të zbardhur të 4 vrasjet dhe për të ndëshkuar vrasësit. Për interesin kombëtar dhe publik në funksion të një shteti të mirëfilltë të së drejtës ne nuk jemi të interesuar të dalë në dritë vetëm dora e ekzekutuesve, por të vihen përpara drejtësisë edhe urdhëruesit.
Në paraqitjen e programit qeverisës Rama e vlerësoi atë sit ë vetmen rrugë për shpetimin e vendit nga kriza. Drejtuar deputetëve që sipas Ramës ka ardhur koha të marrin përgjegjësitë ë e tyre ai deklaroi : Sot është dita për të filluar rrugën e PS-së në çdo qytet dhe fshat për të komunikuar me shqiptarët, me çdo grup interesi për alternativën që ne kemi për Shqipërinë për një rilindje shqiptare. Do të komunikohet më çdo komunitet për alternativën tonë . Pas miratimit të programit, do vazhdohet me qytetarët me dëgjimin e tyre. Programi ynë kërkon kontributin e të gjithëve për një Shqipëri europiane. Programi ynë nuk është fjala e fundit por hapi i parë që duhet të pasohet nga hapa të tjerë që do të hedhim bashkarisht për qytetarët.
Këtë ka thënë Rama ndërsa ka ftuar qytetarët të jenë pjesë active vënies në jetë të programit të Partisë Socialiste. Kryetari i opozitës ndër pikat kyçe të programit ritheksoi nevojën taksës progressive si dhe e parimin Kush fiton më shumë, paguan më shumë. Poashtu ai tha se program i Ps-së parashikon edhe një reform të thellë në shërbimet shëndetësore dhe në arsim.
Ndërkohë vetëm pak para fillimit të punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, në selinë rozë është mbledhur Kryesia e partisë e cila vendosi ndarjen e anëtarëve të kryesisë në 12 qarqe të vendit.
Sipas vendimit të kryesisë, deputetja Arta Dade do të mbulojë qarkun e Tiranës, Ben Blushi qarkun e Elbasanit, Erion Braçe Korçën, Ditmir Bushati Pukën e Malësinë e Madhe, Eglantina Gjermeni Krujën, Namik Dokle Beratin dhe Valentina Leskaj Vlorën. Ndërkohë Gramoz Ruci dhe Klosi do të merren me organizimin në tërësi të të gjitha zonave të tjera.
Shkrime të tjera me interes:
- Rama: Ftohen qytetarët të diskutojnë për programin Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë mbledhjes së...
- PS, Rama: Të largohen humbësit nga partia Tiranë- Gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste, kreu i saj Edi...
- Meta i pafajshëm, Rama: Gjykata e Lartë u tall me njerëzit, iu hap rruga padrejtësisë Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh se...