E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e drejtuesve vendorë të PS nis me incidente, policia ndalon 4 punonjës bashkie

Tiranë, 5 dhjetor, NOA Protesta e parashikuar e drejtuesve socialistë të pushtetit vendorë duket se ka nisur me incidente, pasi disa pjesëmarrës të saj janë penguar nga forcat policore tek zona e hotel Dajtit.

Në këto momente, turma e protestuesve gjendet poshtë godinës së Kryeministrisë ku edhe po marrin fjalën njëri pas tjetrit përfaqësues të bashkive ku kanë fituar socialistët.

Ata kanë denoncuar në fjalimet e tyre reagimet e policisë ndaj kolegëve të tyre, të cilat i kanë vlerësuar si të qëllimshme.

Berisha është duke shkelur autonominë financiare dhe kartën evropiane të qeverisjes vendore, ka qenë deklarata e njëjtë në të gjitha fjalimet që po mbajnë përfaqësuesit socalistë vendorë në sheshin para Kryeministrisë.

Ata pohojnë ndër të tjera se qëllimi i kësaj proteste është ardhja në ndihmë ndaj qytetarëve dhe bizneseve që janë duke u goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga futja e duarve të qeverisë në autonominë financiare të bashkive.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›