Të dhunuarit, ngrihet Qendra e Rehabilitimit

Në muajt e parë të vitit të ardhshëm do të ngrihet Qendra e parë Kombëtare për Rehabilitimin e Personave të Dhunuar. Strukturat drejtuese në ministrinë e Punës, i drejtojnë një apel dhe pushtetit vendor, i cili duhet të jetë një nga aktorët kryesore për mbështjen sociale që duhet t'u jap viktimave të dhunës në familje.
"Strehëzat kombëtare të rehabilitimit të viktimave të dhunës në familje i ngarkohen me përgjegjësi ligjore pushtetit vendor dhe është një moment në të cilin duhet të reflektojmë të gjithë për ta marrë në konsideratë këtë nevojë për arritjen e standarteve të barazizë gjinore dhe minimizimin e dhunës në familje pasi qendrat janë një element shumë i rëndëishëm. Në muajt e parë të vitit të ardhshëm do të vihet në funksionim për herë të parë qendra kombëtare e rehabilitimin", thotë Ana Xheka, drejtoreshë e politikave të shanseve të barabarta në ministrinë e Punës.
Gjatë 9 muajve të parë të vitit 2009 janë raportuar mbi 900 raste të dhunës në familje. Ndërkohë që shumica e tyre kanë bërë denoncime pranë policisë së shtetit dhe kane te drejten e mbrojtes. "Ne kemi 990 raste dhune në familje të raportuara në dyert policinë e shtetit nga 880 raste që ka pasur komplet viti i kaluar. Njëkohëisht nga 990 raste që janë denoncuar prane organet e policisë së shtetit në 640 raste policia e shtetit ka ngritur kërkesë padi dhe janë trajtuar 640 raste me urdhër mbrojtjeje nga gjykatat respektive të rretheve", tha Xheka. Deri në datën 10 dhjetor do të vazhdojë fushata sensibilizuese ndaj dhunës në familje që rastet më të shumta i shënon tek femrat, megjithëse në 18 raste ka dhunë të ushtruar ndaj meshkujve.