E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çuçi: Miratuam vendimin, lëvizja në Ballkanin Perëndimor vetëm me kartë identiteti! Çmontimi i kamerave? Mesazh për botën e krimit

Qytetarët në Ballkanin Perëndimor do të mund të lëvizin në rajon vetëm me një kartë identiteti. Marrëveshja e nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar në Berlin, tashmë është miratuar nga qeveria shqiptare, ndërsa Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të gjithë qytetarët në Ballkanin Perëndimorë do të mund të qarkullojnë lirisht në Shqipëri vetëm me kartë identiteti.

Po ashtu Çuçi theksoi se një tjetër vendim i marrë është edhe miratimi i planit të veprimit kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda 2023-2025, ku do të krijohet agjencia për rikuperimin e aseteve apo për trajnimin në fushën kibernetike.

“Miratuam dy vendime të rëndësishem që lidhen me rritjen e sigurisë në rajon, pro edhe lehtësinë e lëvizjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor. I pari ka të bëjë me lëvizjen  lirët të shtetasve në BP vetëm me ID. Është marrëveshje e nënshkruar në Berlin në nëntorin e vitin e kaluar dhe tani qeveria shqiptare e miraton që dmth se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të gjithë shtetasit e BP mund të hyjnë dhe qarkullojnë lirisht në Shqipëri vetëm me kartë identiteti. I dyti ka të bëjë me marrëveshjen e nënshkruar me Maqedoninë  everiut për krijimin e task-forcave për të adresuar luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Është marrëveshje që duhet të rtifikohet në Kuvend. Një vendim i tretë ka të bëjë me miratimin e planit të veprimit kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda 2023-2025. Plan i hartuar me kujdes edhe me partnerët. Do krijohet agjencia për rikuperimin e aseteve apo për trajnimin në fushën kibernetike”, tha Çuçi

I pyetur në lidhje me çmontimin ekamerave të sigurisë të vendosura nga grupet kriminale, Çuçi tha se nuk janë evidentuar për shkak se ka patur një kamuflim, por theksoi se në këtë mënyrë po i dërgohet mesazhbotës së krimit se nuk mund të veprojnë të lirë.

“Lajmi është që po ndërhyjmë dhe kjo është gjë pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur një lloj kamuflimi se sa i takon bizneseve është detyrim ligjor që të mbajë kamera që survejojnë ambientin. Duhet t’ia lëmë  këtë gjë të shkuarës dhe të shohim për këtë punë që po bën policia për t’i dhënë një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe çdo shkelësi të ligjit që s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë”, tha Çuçi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›