Protesta e opozitës, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë

Opozita, e drejtuar nga kryetari Sali Berisha, zhvilloi këtë të martë (10 shkurt) protestën kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkoi largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Në përmbyllje të protestës, militantët hodhën molotovë, fishekzjarre dhe sende të forta para godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar tensione ndërsa ka mbetur i lënduar një punonjës policie.
Sakaq, Policia e Shtetit ndërhyri për shpërndarjen e turmës, duke përdorur ujë nën presion, ndërsa forcat e rendit krijuan perimetër sigurie përreth Kryeministrisë.
/rtsh.al/