E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e pare e Edvinit edhe me e turpshme sesa pritej

27-11-2010 / Gazeta 55

Vetem administrata e Qazimit dhe 99-shat fanatike degjuan dje projektin anti-integrim te kryetarit te opozites


Edi Rama ska kursyer dje deshperimin e tij personal dhe ate te lidershipit duke tentuar te organizoje nje proteste te rendomte ne qender te qytetit te Elbasanit. As administrata e Bashkise se Qazmi Sejdinit dhe as ultrasit e Erjon Veliajt 99-shat skane mundur ti kthejne buzeqeshjen pasi sheshi ishte kthyer ne nje ngrehine te sprovuar ku askush se vinte ujin ne zjarr se kush eshte duke uleritur per rrezimin e qeverise se Sali Berishes. Kesisoj ne sheshin perpara Bashkise dhe Keshillit te Qarkut ne prani te pak veteve te administrates se bashkise e autobuseve qe u gjenden aty Partia Socialiste me opoziten te quajtur e bashkuar duke kerkuar transparence ka nisur protestat e paralajmeruara kohe me pare. Kryetari i PS-se Edi Rama ka deklaruar ne kete proteste asgje me shume se sa deklaratat e tij me se nje vjecare qe nuk ka kursyer se leshuari ne cdo rruge fshati apo shesh qyteti. Edhe dje nga Elbasani Edi Rama para dhjetera nepunesve lokale te bashkise si edhe eskortes se tij mitingashesish te marre me vete nga Tirana nuk ka harruar merakun per kutite. Sipas Edi Rames Sali Berisha kerkon te mbylle nje here e mire jo kutite e zgjedhjeve te shkuara por kutite e te zgjedhurve te mbylle lirine dhe te drejten e ketij populli dhe te beje ate qe ne nuk do ta lejojme te beje te vendose popullin shqiptar ne varesi te qeverise nderkohe qe ne do ta vendosim qeverine ne varesi te popullit. Nder te tjera ai shtoi se jemi ne kete beteje per ti rikthyer ketij vendi lirine qe te zgjedhe dhe nepermjet zgjedhjeve ti japim Shqiperise dhe shqiptareve nje qeveri e cila do te qeverise me drejtesi Duke mos e fshehur kenaqesine qe me ne fund filloi sezoni i ri i protestave Edi Rama nuk harroi te premtoje ne emer te bashkimit vazhdimin e ketij turi te ri tubimesh neper sheshe qytetesh e rruge fshatrash. Ne do te vazhdojme ne rrugen e protestave ne rrugen e bashkimit te madh te shqiptareve pavaresisht nese jane te majte e te djathte per nje Shqiperi qe te jete e denje qofte e majte apo e djathte. Ne do te vazhdojme te shohim drejt e perpara te ardhmen tone dhe do ta largojme Sali Berishen si nje pengese te se ardhmes sone. Kauza jone shtrihet perdite ne zemrat e mendjet e shqiptareve dhe shqiptaret e kuptojne se sa e rendesishme eshte kjo kauze. Le ta cojme perpara kete beteje si nje beteje te veshtire qe kerkon sakrifica dhe durim si nje beteje qe kerkon vullnet dhe pasion dhe ne nuk na mungojne per atdheun tone qe e duam te cliruar nga kthetrat e krimit te organizuar dhe korrupsionit. Ne duam nje atdhe ku ekonomia te jete nje rruge zhvillimi ku shqiptaret te gjejne pune dhe rrugen e shpreses dhe te ardhmes deklaroi me tej Rama. Ne kete proteste te nisur nga qyteti i Elbasanit kane marre pjese edhe deputetet e PS te qarkut te Elbasanit si edhe Spartak Ngjela Petro Kocit edhe Kurt Kola.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›