E Diel, 1 Nëntor 2026

Moldavia Ukraina dhe Bjellorusia kushinetat e lojes se re te diplomacise euro-atlantike

27-11-2010 / Nga Andrew Wilson

Historite e suksesshme ne ate qe Bashkimi Europian e quan fqinjesi e mire kane qene te veshtira per tu permbushur. Ne fillim Gjeorgjia pastaj Ukraina dhe kohet e fundit Moldavia kane qene shpresat e medha te BE-se. Por ne secilin rast keto shpresa jane thyer. Per fat te keq per BE-ne samiti i pervitshem me Ukrainen ne 22 nentor e tregon kete deshtim. Kjo mbledhje ndodhi ne nje kohe te favorshme kur BE-ja rishikoi politikat e saj te Fqinjesise Europiane te lancuara ne 2004 dhe Pjesemarrjen Lindore te lancuar ne 2009 perpara zhvillimit te nje samiti te dyte madheshtor qe do te mbahet ne Budapest nen presidencen Hungareze ne Maj 2011. Por Franca ka hezituar ne lehtesimin e kerkeses se Ukraines per vizat dhe negociatoret e BE jane te zhgenjyer me mungesen totale te progresit drejt nje Marreveshjeje Tregtie te Lire te cilen ato e fajesojne me te drejte oligarkine Ukrainase te rikthyer ne fuqi qekur Viktor Yanukovich u be President ne shkurt.
Per nje kohe te gjate problem ka qene mungesa e entuziazmit nga ana e BE-se per nje zgjerim te metejshem ne rajon. Kohet e fundit BE-ja eshte perballur me realitetin e Rusise te cilen Presidenti Dimitri Medvedev e quan sfera e interesave te privilegjuara. Sidoqofte gjithmone e me teper problemi jane vete shtetet e Europes Lindore. Se pari jane shtetet e reja sovraniteti i te cilave eshte kundershtuar shpesh qe me lindjen e tyre ne 1991 dhe kane mbetur te dobeta. Pavaresia e tyre ishte rezultati i kolapsit te Bashkimit Sovjetik dhe disa prej tyre kane pasur revolucione nacionale edhe pse ne shumicen prej tyre elitat sovjetike dhe kulturat politike kane mbetur te rrenjosura. Ne keto vende korrupsioni eshte i larte model i te cilit eshte shteti i uzurpuar nga keto interesa dhe efektiviteti institucional dhe aftesia per te bere reforma mbetet e dobet. Se dyti ato jane shtete me ekonomi te dobet. Me perjashtim te pasurise energjetike te Azerbajxhanit ata kane burime te pakta natyrore vlera te larta prodhimi dhe gjithashtu kane sektore te gjere agri-kulture. Ata gjithashtu varen nga borxhet ekonomike te prejardhura nga shteti rus. Ukraina nxjerr perfitime nga tranziti i gazit Bjellorusia nga perpunimi i vajit. Shume materiale shitjeje te paperpunuara ose produkte baze - si per shembull celiku ukrainas ndash konkurrenca e eksportit te se cilit varet me pak nga cilesia e produktit sesa nga cmimet e artikujve globale. Dy ekonomite ne rajon qe duken me te suksesshme Bjellorusia dhe Azerbajxhani jane modeli qe BE perkrah me shume. Fati i tyre i mire nuk ka te beje me politikat e tyre sherbyese por ne rastin e Azerbajxhanit ka te beje me hidrokarburet dhe ne rastin e Bjellorusise ka te beje me subvencionet ruse.
Efekti i emulacionit qe nxiti reformen e Qendres Europiane ne 1990 nuk po jep me rezultat ne Lindje. Ndryshe nga pranimi i kandidateve te 1990-s shtetet e Europes Lindore dhe Kaukazi kane nje aftesi te adaptojne ligjet kryesore te Bashkimit Europian.
Se treti megjithese ata padyshim nuk do te protestojne me ze te larte shtetet si Ukraina shihen me mire si balancues sesa si te bashkuar. Loja e balancimit ndermjet Rusise dhe Perendimit i lejon elitat te mbajne ekonomine oligarkike ne nje ekuiliber te demshem te gjysme-reformave.
Ne te vertete udheheqesit jane Tito-t e koherave moderne te paafte ose qe nuk duan te bashkohen me Europen apo Rusine. Por te dyja Rusia dhe Perendimi jane te interesuara mjaftueshem qe ato te ushqejne frymen e lojes se balances me burime te mjaftueshme duke u bere te mundur udheheqesve lokale te zmbrapsin rivalet dhe te kerkojne falje per mungesen e reformave te tyre. Disa jane balancues kundershtues. Qeveria e tanishme moldave pro-integrimit ne Aleancen Europiane mund te ishte mjaftueshem pro-europiane nese nuk do ta kishte pikasur sesi Rusia i kishte trajtuar qeverite e supozuara pro-Perendimore ne Gjeorgji e Ukraine perpara saj. Disa e luajne lojen me kenaqesi. Mendoni se ironikisht Presidenti i Bjellorusise Aleksander Lukashenko papritur po merr ne konsiderate nje rol krahinor. Rritja e rolit te fuqive te tjera ne rajon ndash Iranit dhe Turqise por mbi te gjitha i Kines po u jep udheheqesve lokale me shume mundesi dredhimi sepse sic tha Lukashenko gjate nje vizite ne Pekin investimet e Kines nuk kane pasur kurre nje varg politikash te caktuara prapa.
Se katerti elementet e Konsensusit te Pekinit jane gjithnje e me teper duke hyre ne rajon. Ndersa Ukraina e Yanukovicit rrokullis perseri reformat demokratike Ministri i Jashtem Kostandin Gryshchenko thote se Ukraina mund te marre me te miren nga eksperienca kineze ne vecanti aftesine e te menduarit dhe te vepruarit ne menyre strategjike - e cila sigurisht eshte me e lehte ne vendet ku qeveria nuk has ne opozite.
BE-ja mund te vazhdoje te pershtate politikat e zgjerimit ne rajon ose mund te punoje shume qe te ktheje balancuesit ne te bashkuar. Ekzistojne disa shpresa per te ndryshuar strukturat nxitese ne shtete te vogla si Moldavia vecanerisht nese BE-ja mund te ndihmoje ne ndertimin e kapaciteteve institucionale afatgjata. Por diku ne rajon BE-ja mund te njohe realitetin e seciles loje individuale balancuese dhe te punoje brenda limiteve te mundshme per te mbrojtur interesat e saj. Si fillim BE-ja duhet te punoje te finlandizoje Ukrainen politika e jashtme e se ciles si ajo e Titos dikur tani eshte zyrtarisht jo e bashkerenduar. Integrimi ne NATO eshte ende i larget. Yanukovic nuk e mbeshtet shume Rusine ne termat afatshkurter por ka arritur ne piken qe i duhen fuqi te tjera qe te balancoje Rusine. BE-ja mund te pranoje permbajtjen e politikes se jashtme te Ukraines nderkohe qe eshte e perqendruar ta ndihmoje ne transformimin e strukturave sociale dhe ekonomise se saj dhe gjithashtu te ruaje demokracine e saj.
Nje strategji e dyte eshte serbizimi i Gjeorgjise. Ashtu si Serbia e Kosova Gjeorgjia duhet te inkurajohet dhe te harroje rebelimin e ish-krahinave te veta bile me pas te heqe dore nga lloji i politikave manifestuese qe jane ne vartesi te gjetjes se tokave te shenjta duke e lene keshtu vendin te lire te perqendrohet ne reformat e brendshme.
Dhe se fundmi BE duhet te punoje te francezoje Bjellorusine. Ashtu si Spanja ne vitet e fundit te diktatures nje hyrje ne politike eshte e ndryshme. Por modeli ekonomik i Bjellorusise nuk mund te mbijetoje me deficitin ekonomik qe parashikohet te tejkaloje 7 bilion dollare 14 e GDP kete vit. Bjelloruset nuk mund te marrin borxh mjaftueshem per ta mbuluar kete. Ashtu si edhe Spanja nen udheheqjen e Frankos ekonomia bjelloruse do te duhet ndryshoje me shpejt se Lukashenko duke vendosur themelet e nje zhvillimi te shpejte me perpara se ai te kete ikur.

Andrew Wilson eshte senior policy fellow Keshillin Europian dhe Marredheniet me Jashte. Project-Syndicate.com

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›