Protesta e studentëve/ Ministria e Shëndetësisë: 13 persona të plagosur, si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin paraprak të të lënduarve gjatë protestës së sotme në Tiranë. Sipas të dhënave nga strukturat spitalore dhe poliklinikat, në total janë paraqitur për ndihmë mjekësore 13 persona.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias.
Njëri prej protestuesve, i riu qe godit ne sy me plumb gome po i nënshtrohet ekzaminimeve, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 5 prej të lënduarve kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë larguar nga spitali.
Njoftimi:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së sotme:
*Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar:
– 7 protestues. Njëri prej të cilëve i lënduar në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve. Jashtë rrezikut për jetën.
– 2 përfaqësues të medias.
Aktualisht, 5 të lënduar kanë lënë spitalin, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Ndërsa 4 protestues po vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur:
– Një protestues
– Një efektiv policie
Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin.
Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur:
– 2 efektivë policie, të lënduar në sy, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm.
Të lënduarit kanë lënë ambientet e poliklinikës, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm