E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta grate durrsake refuzojne ftesat e PS-se

Grate durrsake kane refuzuar dhe kthyer mbrapsht ftesat e ndara nga dy deputetet e PS-se Klodiana Spahiu dhe Ermonela Felaj. Prej dy ditesh dy deputetet socialiste vijne ne qytetin e Durresit bashke me shpuren e tyre duke shetitur lagje me lagje por edhe tek zonat tregtare duke ndare ftesat e protestes se grave ne 8 mars te organizuara nga PS-ja dhe Rama. Edhe kesaj here Durresi e ka zhgenjyer Ramen. Grate durrsake ashtu si cdo vit edhe ne kete 8 mars do te festojne urojne dhurojne dhe nuk do te protestojne ashtu sikurse i ka ftuar Rama dhe deputetet e tij. Ftesat e deputeteve Felaj dhe Spahiu jane refuzuar nga shumica e grave dhe vajzave durrsake te cilat e kane quajtur misionin e tyre absurd dhe antinjerezor. Te ftosh grate vajzat dhe nenat qe diten e festes se tyre te mblidhen e te protestojne kjo ide dhe ky mendim ekziston dhe kerkon te behet realitet vetem nga mendje te semura si ajo e Edi Rames. Shfrytezimi grave dhe festes se tyre per tu prishur gezimin dhe per ti hedhur ne protesta eshte nje tjeter tentative e deshtuar e Rames per te afruar rreth vetes te pakenaqurit e qeverise. Grate durrsake ne 8 mars do te festojne dhe jo protestojne ato ne diten e festes do te marrin urimet dhe dhuratat do te mblidhen se bashku jo ne sheshe por ne lokale dhe familjet e tyre. Grate durrsake ndjehen te vleresuara dhe te respektuara ato jane te ndergjegjshme per ndryshimin dhe rritjen e nivelit te jeteses krijimin e kushteve per barazi gjinore dhe garantimin e te drejtave te tyre. Grate durrsake gjithmone kane qendruar larg dhe kane denuar dhunen ndaj refuzuan edhe ftesat e Rames per ta kthyer 8 marsin ne diten e manipulimit per interesat e tij politike e klanore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›