Java e Gruas Topalli takon sportistet Mirenjohje
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi dje nje takim me grate dhe vajzat sportiste si aktiviteti i pare me te cilin nis Java e Grave. Ne kete takim ishin te ftuara sportiste femra nga fusha te ndryshme te sportit. Ne fjalen e saj Jozefina Topalli vleresoi rolin e gruas ne shoqerine tone si nje force e rendesishme e ndryshimit. Askush nuk lufton me teper se grate per lirine dhe per te drejtat - tha me tej Topalli. Kryetarja e Kuvendit beri te ditur se aktivitete te tjera do te zhvillohen ne vazhdim dhe se keto takime do te kulmojne ne 8 mars e cila eshte nje dite e rendesishme per te gjitha nenat shqiptare.