E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta jashtë burgut ku ndodhet Timoshenko

Përkrahësit e Julia Timoshenkos kanë sfiduar autoritetet, duke mbajtur një protestë jashtë burgut ku ndodhet ish-kryeministrja e vendit.
Timoshenko ishte dërguar në këtë burg të qytetit lindor të Karkivit më 30 dhjetor.
Ajo është duke vuajtur dënimin prej shtatë vite burg, për shkak të tejkalimit të kompetencave të saj me nënshkrimin e kontratave të gazit me Rusinë, në vitin 2009.
Avokati i Timoshenkos tha se shëndeti i saj është përkeqësuar, pavarësisht deklaratave të qeverisë se ajo është në gjendje të mirë.
Përkrahësit e saj thonë se Timoshenko po mbahet në kushte çnjerëzore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›