E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Rrritje të çmimeve gjatë muajit dhjetor

Pavarësisht përpjekjeve për të mbajtur stabël çmimet me rastin e festave përgjatë muajit dhjetor ka pasur një rritje të konsiderueshmë të produkteve kryesore të shportës ushqimore.

Hazbie Bunguri përgjegjëse e sektorit të çmimeve në INSTAT deklaroi se indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shënoi një rritje prej 2.3 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 14.6 përqind vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet.
 

Rritja e çmimeve të produkteve kryesore ushqimore ndikon drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve të cilët tashmë duhet që të shpenzojnë më tepër për të njëjtat asortimente që merrnin më parë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›