Polakët votojnë për parlamentin e ri

Polakët po votojnë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme, në të cilat kryeministri Donald Tusk, po lufton për një mandat të dytë në detyrë kundër opozitës konservatore.
Sondazhet treguan se Tusk dhe partia e tij pro-BE-së, "Platforma Qytetare", e kishin mbështetjen e rreth 35 për qind e votuesve të mundshëm.
Por "Platforma Qytetare" po përballet me një sfidë të vështirë nga partia Ligji dhe Drejtësia, partinë konservatore dhe nacionaliste të Jaroslav Kazinskit.
Sondazhet para treguan se partia e Kazinskit kishte mbështetjen e rreth 29 për qind të votuesve të mundshëm.
Analistët thonë se votimet mund të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të lidhjeve polake me Rusinë dhe Gjermaninë.
Kazinski ka bërë disa komente anti-gjermane ditëve të fundit, ndërsa Tusk ka punuar për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.