E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia bën aleancë ushtarake me Rusinë

Serbia është bërë anëtare e Organizatës së Marrëveshjes për Siguri Kolektive (OMSK), shkruajnë mediat kroate.

OMSK është aleancë ushtarake, e cila nga viti 1992, mbledh rreth Rusisë një grup shtetesh të ish-Bashkimit Sovjetik, përfshirë këtu: Bjellorusinë, Kazakistanin, Armeninë, Kirgizinë dhe Taxhikistanin.

Sipas Jutarnji List-it, Serbia ka aktualisht status vëzhguesi, transmeton REL.

Kjo Organizatë thotë se ka për qëllim mbrojtjen e hapësirës territoriale dhe ekonomike të vendeve anëtare, ashtu si dhe luftën kundër terrorizmit, tregtisë me drogën, migrimit illegal, krimit të organizuar, si dhe reagimin kolektiv në situata të jashtëzakonshme dhe katastrofa humanitare.

Edhe pse Serbia ka hyrë në aleancë ushtarake me Rusinë, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, në takim me kryetarin e Dumës Ruse, Sergei Nariski, ka thënë se shteti serb do që të mbetet neutral ushtaraksht, porse “zhvillimi i marrëdhënieve me OMSK-në nënkupton bashkëpunimin në të gjitha hapësirat, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera të sigurisë”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›