E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastriot Islami merret nën mbrojtjen e policisë

Policia e shtetit ka marrë nën mbrojtje deputetin Kastriot Islami. Lajmin e bëjnë të ditur burime brenda Policisë së Shtetit.

Bëhet me dije se policia e ka marrë nën mbrojtje Islamin pa kërkesën e këtij të fundit. Sipas të njëjtave burime, Islami do të mbrohet nga njësia speciale për mbrojtjen e personaliteteve, transmeton Shekulli online.

Islami pati disa përplasje me deputetin socialist, Gazmir Bizhgën, në seancën e Parlamentit ku u bë edhe shkarkimi i anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muhos, ku Islami votoi pro kërkesës për shkarkim./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›