Letër e dyshimtë në adresë të Obamës

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se një letër, e adresuar për presidentin Barack Obama, përmban një substancë “të dyshimtë”.
Letra është gjetur gjatë testimit të postës, jashtë Shtëpisë së Bardhë, transmeton Rel.
Ajo është zbuluar në të njëjtën ditë, kur autoritetet kanë raportuar se një letër me përmbajtje ricini është dërguar në adresë të senatorit amerikan, Roger Wicker.
Detaje të tjera nuk janë bërë ende të ditura./Indeksonline/