Turqi arrestohen dhe dy gazetare te tjere

Me urdhër gjykate në Turqi janë burgosur dy gazetarë. Për autoritetet bëhet fjalë për dy komplotistë të tjerë të grushtit të shtetit kundër kryeministrit Erdogan. Për kritikët ata mbeten një ilustrim i qartë i gjuetisë së shtrigave të filluar nga qeveria kundër kritikëve të saj. Ahmet Sik dhe Nedim Sener u dërguar në burg sot ndërsa mbështetësit e tyre mbajtën një protestë para gjykatës ku u dha vendimi.
Sipas Human Rights Watch arrestimi i gazetarëve do të ketë një efekt të pashmangshëm mbi lirinë e shtypit në Turqi. Organizata i bëri thirrje vendit kandidat për në Bashkimin Europian ti kushtojë më tepër rëndësi lirisë së shtypit. Policia ndaloi dhjetë vetë të enjten si pjesë e hetimit të të ashtuquajturit Ergenekon, për një komplot të dyshuar për të rrëzuar qeverinë. Shumica e të ndaluarve janë gazetarë.
Më herët gjatë ditës, policia bastisi 16 shtëpi në Ankara dhe Stamboll duke përfshirë ato të gazetarëve, duke ndezur menjëherë kritika nga organizatat e medias. Dy javë më parë, autoritetet ndaluan tre gazetarë të tjerë nga Oda TV si pjesë e të njëjtit hetim.Si kundërpërgjigje ndaj valës më të fundit të arrestimeve mijëra vetë marshuan në Ankara dhe Stamboll të premten.
Delina Bitraku