E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Argjentine kunder presidentes Kristina Fernandez de Kirshner

Me mijëra persona kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit të Argjentinës në Buenos Aires, në shenjë proteste ndaj qeverisë së Cristina Fernandez de Kirchner.

Aktivistë të opozitës bënë thirrje në rrjetet sociale që mijëra vetë të bashkoheshin në atë që ishte protesta më e madhe në një dekadë, për të shprehur pakënaqësinë për rritjen e çmimeve, rritjen e krimit dhe korrupsionit në instancat më të larta të qeverisë. Presidentja Cristina Fernandez u zgjodh në një mandat të dytë ne vitin 2011.

Popullariteti i saj ka ardhur në rënie dhe protestat kundër politikave qeverisëse sa vijnë e bëhen më të shpeshta. Sipas shifrave zyrtare inflacioni ka rritur në 12 për qind, por analistët thonë se është shumë më i lartë. Qeveria ka bere me dije se ngadalësimi i ekonomisë argjentinase është faji i krizës globale financiare dhe jot e politikave te saj.

Mbështetësit e Presidentes Fernandez thonë se protestat janë nxitur nga njerëzit e klasës së mesme dhe të lartë ndersa theksojne pagat per te varferit si arritje reale te qeverise se saj .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›