Vetevritet roja i kryeministrit te Suedise
Një roje sigurie ka humbur jeten në rezidencën e kryeministrit të Suedisë pas plagëve të marra me armë zjarri. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Mediat lokale raportojnë se roja kishte leje qëndrimi në Sager Palace të Stokolmit dhe se nuk dyshohet për një krim, por për një vetëvrasje.
Mediat vendase raportojnë se kryeministri Fredrik Reinfeldt dhe familja e tij nuk ndodheshin në Pallatin Sager në atë moment. Ngjarja vazhdon të jetë e paqartë. BBC shkruan se roja u gjet nga një koleg i tij, i cili sapo ishte kthyer në ndërtesë pas pushimit të drekës. "Nuk ka shenja që tregojnë për një krim",-tha Towe Hagg, zëdhënës i policisë, duke theksuar se ngjarja do të trajtohet si një vetëvrasje apo incident i ndodhur në punë.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në rezidencën e kryeministrit vetëm pak momente pas orës 13.00 me orën lokale.
Roja i vdekur u gjet nga një koleg që sapo ishte kthyer nga pushimi i drekës, raporton gazeta “Aftonbladet”.