E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Bahrein, pavarësisht ndalimit

Mijëra protestues shiitë janë mbledhur në qytetin Sitra të Bahreinit, duke brohoritur slogane antiqeveritare, pavarësisht ndalesës së tubimeve publike.

Turma u mblodh pas varrimit të një aktivisiti, i cili u vra nga forcat e sigurisë gjatë protestave të kësaj jave.

Protesta janë zhvilluar edhe në qytetet Manama dhe Diraz. Ato bëjnë thirrje për largimin e monarkisë, e cila drejtohet nga një familje sunite. Shumica e popullsisë në Bahrein i takon komunitetit shiit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›