E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, protesta kundër SHBA-së

Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e Pakistanit, duke brohoritur slogane kundër Shteteve të Bashkuara. Ata kanë protestuar kundër lirimit të kontraktorit të CIA-s, i cili akuzohej për vrasjen e dy pakistanezëve.

Rejmond Dejvis është liruar të mërkurën, pas pagesës së “parave të gjakut” në vlerë prej 2 milionë dollarësh për familjet e viktimave.

Rasti kishte tensionuar marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Islamabadit, i cili është një aleat i rëndësishëm i SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›