E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania mbështet integrimet e Kosovës

Britania e Madhe do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kosovës në proceset e konsolidimit dhe integrimit të saj në strukturat euroatlantike, ka thënë ambasadori britanik Ian Klif në një takim me kryeministrin Hashim Thaçi.

Kreu i ekzekutivit kosovar i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri dhe ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve, thuhet në njoftim.

Thaçi ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që ky bashkëpunimin të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›